Mbrëmjen e djeshme u konfirmun dhe dy rastet e para të koronavirusit në Romë, Itali. Mësohet se dy turistë kinezë janë diagnostifikuar me këtë virus.
Ata kanë udhëtuar nga aeroporti Malpensa i Milanos për në Romë dhe ndodheshin në hotelin “Palatino via Cavour”.
Ky u konfirmua nga kryeministri italian Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp në Palazzo Chigi. Conte deklaroi se janë marrë të gjitha masat paraprake dhe se dy shtetasit kinezë janë shtruar në një spital në Romë.
Gjithashtu, Kryeministri italian gjatë konferencës për shtyp ka informuar se Italia ka vendosur të ndërpres të gjitha fluturimet nga Kina e sipas kreut të qeverisë italiane është vendi i parë në botë që merr një masë të tillë në nivel kombëtar.
Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë Speranza u bëri thirrje qytetarëve italianë që të qëndrojnë të qetë dhe të mos hapin panik pasi situata është nën kontroll.
Kujtojmë se deri më tani 213 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.
Burimi:corriere.it|Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA