Mijëra kafshë shtëpiake kanë mbetur të mbyllura në shtëpitë, të cilat pronarët e tyre kanë braktisur në përpjekje për t’i shëptuar virusit. Aktivistë të mbrojtjes së kafshëve thonë se kafshët janë në prag të vde kjes nga uria, pasi kanë mbetur të bllokuara në shtëpi, pa mundësi për tu ushqyer a për tu larguar.
Një tjetër rrezik për to është kërkesa e qeverisë kineze për mbledhjen dhe vr a sjen e mundshme të kafshëve të rrugës, nga frika e përhapjes më lehtësisht të virusit nëpërmjet tyre.
Kryebashkiaku i Wuhan, Zhou Xianwang, në një konferencë për shtyp tha se 5 milionë njerëz janë larguar nga qyteti që para vitit të ri kinez. Bazuar në fjalët e tij, një aktivist llogariti se duhet të jenë rreth 50 mijë kafshë shtëpiake të lëna pas në shtëpi.
Një aktivist tha:
Frika ime është se ata mund të ngordhin nga uria në ditët në vazhdim. Vullentarët në skuandrën tonë kanë shpëtuar rreth 1000 kafshë që nga 25 janari. Njërit prej tyre madje iu desh të hynte me forcë në një shtëpi, me kërkesën e pronarit, për të ushqyer dy mace të mbyllura prej 10 ditësh”.
***