Lajme

Kosova dhe Shqipëria drejt unifikimit të sistemit arsimor

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim një delegacion të përbërë nga anëtarë të Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mjete të Informimit të Shqipërisë, të shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Këtë takim, në të cilin u diskutua nevoja për shtimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ministri Bytyqi e vlerësoi të një rëndësie të veçantë.

Duke folur për marrëveshjet e deritanishme në mes të dy vendeve, ministri Bytyqi tha se, është interes i përbashkët të shkohet drejt unifikimit të sistemit arsimor.

“Prej kohës sa jam në krye të Ministrisë së Arsimit, ekziston një bashkëpunim i ngushtë dhe shpesh kemi dalë përtej marrëveshjeve formale. Në kuadër të kësaj kemi filluar edhe zbatimin e marrëveshjes për shkëmbim të nxënësve të nivelit të arsimit të mesëm, e cila është pilotuar me sukses”, ka thënë Bytyqi.

Në anën tjetër, kryetarja e Komisionit për Edukim dhe Mjete të Informimit, Fatjona Dhimitri, u shpreh e gatshme për bashkëpunim të dyanshëm në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsimin e të dyja vendeve.

2 Comments

2 Comments

  1. tasting corner

    January 22, 2024 at 1:41 pm

    Breaking food industry news, cooking tips, recipes, reviews, rankings, and interviews https://tastingcorner.us/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top