Lajme

Kujdes kur u thyeni zemrën këtyre 4 shenjave astrologjike, ato nuk rikthehen kurrë me ish-ët e tyre

Ndonjëherë, kur një marrëdhënie mbaron, disa presin që gjërat një ditë të përmirësohen dhe ata të rikthehen me personin që duan. Megjithatë ka edhe nga ata, që për asnjë lloj arsyeje nuk mendojnë të kthehen pranë dikujt që iu ka thyer zemrën.

Ja cilave shenja astrologjike iu përkasin.

Dashi

Personat e kësaj shenje nuk kanë aspak kohë për të humbur. Kur një person i tradhton ose kur debatojnë aq shumë saqë vendosin të ndahen, ata jo vetëm që nuk rikthehen më kurrë, por kërkojnë menjëherë një tjetër.

Luani

Duke qenë kokëfortë dhe krenarë, kur personat e kësaj shenje marrin një vendim, asgjë nuk i bën të ndryshojnë mendje. Pas një ndarjeje ata madje sillen sikur nuk ua ndjen për përfundimin e marrëdhënies, madje publikojnë edhe foto të bukura dhe tregojnë se ndihen mirë. Tentativat që mund të bëjë ish-partneri për t’u bashkuar, ata i injorojnë plotësisht.

Akrepi

Ndryshe nga dashët, personat e kësaj shenje jepen me trup e me shpirt në një lidhje, shkruan “dritare.net”. Kur gjithçka mbaron ata lëndohen shumë dhe nuk duan që t’iu rikthehet sërish dhimbja. Ata jo vetëm që nuk rikthehen me ish-in, por i bëjnë edhe “block” nëpër rrjetet sociale.

Bricjapi

Personat e kësaj shenje dinë se çfarë duan në jetë dhe mbi të gjitha dinë si t’ia arrijnë qëllimit. Ashti siç kërkojnë që një marrëdhënie të jetë e qartë dhe e pastër, të njëjtën gjë duan edhe për ndarjen. Kur diçka mbaron për ta është e përhershme.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top