Lajme

Kushtet në burgun e Reçit, të dënuarit paralajmërojnë grevë urie: Nuk kemi ujë për tu larë

Shumë të dënuar në burgun e Reçit kanë ankesa për kushtet që i parashtrohen atyre. Vetë ata kanë paralajmëruar grevë urie dhe shtojnë se askush nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre.

Të dënuarit shtojnë se ata nuk kanë një mjek për kontroll e madje as ujë për tu larë.

Njëri prej tyre tha:

Nuk kemi mjek. Nuk kemi ujë të ngrohtë për tu larë. Kanë ardhur kanë negociuar, por asgjë nuk ka ndryshuar. Ka 3 javë që nuk kemi dentist. Nuk ka ardhur njeri as për të na pyetur asgjë.
Me tutje, i dënuari thotë se e kanë njoftuar Avokatin e Popullit dhe drejtorinë e Përgjithshme, por më kot pasi nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ai shton:

Jemi 30 veta që jemi organizuar për ta vijuar këtë grevë. Jam prej 1 viti në burgun e Reçit. Me punën ujit të ngrohtë kemi pasur probleme deri në fillim. Tani ka shumë mungesa nuk kemi doktor, dentist. Kemi njoftuar Avokatin e Popullit dhe drejtorinë e Përgjithshme. Asnjë përgjigje nuk kemi marrë.
“Drejtori na ofendon, pusho ti mbylle gojën ti nuk kam ardhur të dëgjoj ty”, ka thënë ai duke ngritur akuza të forta.

Ata janë të vendosur që do hyjnë në grevë urie pasi kushtet sipas tyre janë skandaloze.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top