Avokati i njohur Spartak Ngjela ka bërë një parashikim në lidhje me ekonominë e Shqipërisë gjatë vitit 2020. Përmes një analize të publikuar në , ai e ka cilësuar vitin e ndryshimeve të mëdha, duke përmendur tre raste që kanë vërtetuar se kapitali amerikan do investojë në vendin tonë.
Analiza e plotë:
A do të ndryshojë dot struktura e sistemit ekonomik në Shqipëri? Politika amerikane u shpreh botërisht që kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri.
I. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, e sapoardhur në Tiranë, deklaroi para dy ditësh: “kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri”. Kjo ishte hera e parë që politika amerikane e përmend këtë.
Por, ky aspekt i ri me karakter ekonomik, vjen dhe del në pahun e politikës amerikane, pas aspektit ush. tarak që ka të bëjë me bazat ush. tarake amerikane në Shqipëri.
Dhe sigurisht që nuk është një gjë e rastit, por një interes i menduar dhe i strukturuar mirë, brenda filozofisë amerikane për politikën e saj globale në zonat e interesit dhe të influencës.
ll. Nëse Amerika do që ta arrijë interesin e saj në Shqipëri, atëherë paralel me bazat ushtarake që ka në plan, këtu, duhej të fillonte edhe penetrimin e kapitalit amerikan. Pikërisht këtë lajm na e dha para dy ditësh ambasadorja Yuri Kim, kur tha se “kapitali amerikan do të investojë në Shqipëri”.
Po kapitali evropian?
Kapitali evropian nuk ka kapacitet real që të penetrojë në Shqipëri, sepse ekonomia e Bashkimit Evropian është ende një ekonomi me prirje socialiste. Dhe vetë Gjermania, në një vend jashtë saj, nuk e lidh dot interesin politik në funksion të tregut, bazave ush. tarake dhe, gjeopolitikës që synon njëherësh hapësira ekonomike dhe politike përtej Evropës.
Shqipëria ka rezerva të mëdha nafte, pasuri të mëdha minerare, prodhim bujqësor të nivelit të lartë cilësor, dhe ka një emigracion të madh prej një milionë shqiptarësh në Evropë. Që të gjithë të punësuar.
Ky emigracion disponon sot rreth 20 miliardë dollarë vetëm si depozitë bankare në Itali, Greqi, Gjermani dhe në Angli. Por këto para sot nuk investohen dot në Shqipëri, sepse struktura shtetërore është korr. uptive.
Asnjë kapital tjetër, përvreç kapitalit amerikan, nuk i ka mundësitë që të konvergojë në një pikë intresin politik, interesin gjeopolitik, interesin ushtarak dhe interesin ekonomik, kur është fjala për një vend të veçantë, i cili mund të bëhet epiqëndra e një zone gjeografike. Kuptohet se tani, i tillë është për interesin amerikan Ballkani Perëndimor.
Por, vetëm bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor ia jep mundësinë e epiqëndrës zonale politikës amerikane, me të dy shtetet e saj: me Shqipërinë dhe me Kosovën.
lll. Shqipëria duhet të fillojë prodhimin industrial, rikonstruksionin e sistemit ujitës në bujqësi dhe krijimin e fermave të mëdha bujqësore. Rritjen deri në maksimum të industrisë nxjerrëse dhe përpunuese të naftës dhe atë të mineraleve të tjerë: krom, bakër dhe boksite
Asnjë kapital tjetër përveç kapitalit amerikan, nuk e ka mundësinë për një plan të tillë kaq ambicioz, i cili do të krijonte kapacitetin ekonomik dhe ush. tarak, njëlloj si shteti i Izraelit në Lindjen e Mesme.
Kush e ka ndaluar penetrimin e Rusisë dhe Kinës në Lindjen e Mesme? Politika amerikane me epiqendër në Izrael.
Kush do ta frenonte penetrimin rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor? Politika amerikane me epiqendër Shqipëri-Kosovë.
Kjo duhet të jetë skema amerikane, dhe ky në fakt është synimi i interesit amerikan.
Kurse shqiptarët po presin nga aleati i tyre i madh.
Fakti që, paralel me këtë skemë vjen dhe shpaloset hapur edhe akti politik amerikan kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, kuptohet se, për shqiptarët, ky vit do të jetë viti i ndryshimit të madh.