Kalciumi është një nga mineralet më të nevojshme dhe ngrënia e një sërë ushqimesh mund t’ju ndihmojë që të merrni mjaftueshëm. Nervat, muskujt dhe hor. monet varen nga kalciumi në mënyrë që të funksionojnë ashtu siç duhet, por pothuajse i gjithë kalciumi i trupit ruhet në ko. cka.
Edhe pse mungesa e kalciumit nuk është shumë e zakonshme për shumicën e të rriturve, sasia që marrim ka tendencë të bjerë kur risku për zhvillimin e osteoporozës rritet. Osteoporoza është një sëm. undje gjatë së cilës ko. ckat dobësohen, duke rritur kështu riskun për rrëzime, fraktura dhe thyerje.
Është e vërtëtë që qumështi i lopës është një nga burimet më të koncentruara të kalciumit, me rreth 300 mg për një gotë. Plus, përmban vitaminë D, që e ndihmon trupin të përthithë kalciumin. Megjithatë, ka dhe shumë burime të mira të kalciumit si:
Lakra jeshile
Lakra jeshile është një nga burimet më të mira të kalciumit, dhe trupi e përthith kalciumin e saj më lehtë se atë të qumështit.
Kos
Prodhimet e bylmetit janë burime shumë të mira të kalciumit. Një filxhan kos përmban 448 mg kalcium.
Brokoli
Brokoli është një bimë tjetër jeshile që mund ta shtoni në listën tuaj, vetëm një filxhan brokoli përmban 43 mg kalcium. Nëse e gatuani, një filxhan brokoli tani përmban dyfishin e kalciumit.
Djathi
Djathi është një tjetër produkt bylmeti që ofron kalcium, por kjo varet dhe nga lloji i djathit.
Farat
Shumë fara janë të mbushura me lëndë ushqimore, duke përfshirë dhe kalciumin. Për shembull 2 lugë fara susami përmbajnë 280 mg kalcium.
Bajame
Një grusht bajame përmaban 100 mg kalcium.
Fiq të tharë
Fiqtë shquhen zakonisht për ëmbëlsinë e tyre, por dhe përmbajtja e kalciumit nuk mund të mos vihet re. Rreth katër fiq kanë 50 – 60 mg kalcium.
Lëng portokalli
Një gotë lëng portokalli përmban rreth 350 mg kalcium, bashkë me vitaminë D, vitaminë C, vitaminë A dhe kalium.
SnuseWetget
December 30, 2023 at 7:52 pm
http://dsfvf.t8tech.net/tvs/thriller – Thriller