Një tërmet i fortë është regjistruar pak minuta më parë në Greqi.
Tërmeti ka qenë me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter, me thellësi fokale 10 km.
EMSC raporton se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Jon, 9 km nga fshati Lithakia në ishujt Zakynthos.
Deri më tani nuk raportohet për lëndime në njerëz dhe dëme materiale.
Kujtojmë këtu se ditët e fundit ishujt Zakynthos janë goditur nga një valë tërmetesh me magnitudë 3.4-4.8 sipas shkallës Rihter.