Lajme

Lindi me aftësi ndryshe/ 33-vjeçarja s’u dorëzua kurrë, tani është fotografe e njohur

Thuhet se nëse ke vullnet mund t’ia dalësh për të gjitha. E pikërisht e tillë është edhe historia e Ina Toskës nga qyteti i Fierit.

Ajo është 33 vjeçe dhe jeton me familjen e saj, prindërit, motrën e të vëllanë. Ina lindi ndryshe, kështu thuhej për të.

Prindërit e saj e patën të vështirë ta kuptonin se vajza e tyre kishte lindur me aftësi ndryshe, por teksa vitet kaluan ata mësuan më shumë për të.

Dy prindërit e Inës u konsultuan me psikologë e mjek të ndryshëm dhe vendosën që vajza e tyre të shkollohej. Sot Ina është fotografe, aparatin e parë fotografik asaj ia dhuroi i vëllai.

Vullneti i saj ishtë aq i madh sa ajo ia ka dalë edhe pse e pati të vështirë. E si përfundim duhet thënë se Ina Toska është një shembull frymëzues për t’u ndjekur nga të gjithë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top