Çdo vëlla e kërkon edhe një motër. E për këtë, babai Lorik Cana dhe bashkëshortja Monika ia kanë bërë realitet dëshirën Boikenit të vogël. Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit së fundmi është shtuar me një vajzë në familjen e tij.
Vogëlushja dhe gjithashtu bashkëshortja e ish-liderit kuqezi gëzojnë shëndet të plotë dhe tashmë shumë lumturi. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht edhe emrin e vogëlushes.
Enkeleida është anëtarja më e re në familjen Cana. Ardhja në jetë e vajzës, ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar.