Prej disa muajsh Luana Vjollca ka qenë e përkushtuar me emisionin e saj “Shiko kush luan” e tashmë që sezoni i tretë përfundoi, ajo i është rikthyer muzikës.
Këtë e ka njoftuar vetë Luana me postimin e fundit në Instagram ku njofton se po vjen me një këngë të re, lajm i cili i ka çmendur fansat e këngëtares të cilët po prisnin me padurim.
“Koha për muzikë”, shkruan Luana dhe pyet fansat nëse kënga do jetë baladë apo ritmike. Këngëtarja lë dyshime se projekti i ri mund të vijë edhe bashkëpunim, por emri nuk është zbuluar ende.