Vitin e kaluar, kur Majk ishte i ftuar në “Xing me Ermalin”, u pyet se cilën prej repereve shqiptare pëlqen më shumë dhe reperi u përgjigj se nuk dëgjon asnjërën duke injoruar kështu Taynën, Rinën, Melindën që kanë bërë namin.
“Të them të drejtën nuk jam fans i repereve femra. Nuk preferoj t’i dëgjoj. Më shumë më pëlqejnë femrat kur tingëllojnë si këngëtare. Nuk e kam dëgjuar ndonjërën”, u shpreh Majk.
Ndërsa Tayna e ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko kush luan” duket se ia ka kthyer përgjigjen Majkut me veprimin e saj.
Në lojën me ‘paintball’, Tayna u pyet se cili reper ‘ka rënë nga fiku’ dhe ajo zgjodhi Majkun.
Më vonë kur u pyet se cili reper nuk ka patur fat nëv itin 2019 dhe i uron fat në 2020-ën, Tayna zgjodhi sërish Majkun duke u shprehur: “Është këngëtar i mirë, por ka nevojë me u ngrit”./Xing.al