Lajme

Manaj prezantohet te Barcelona, Keidi Bare tallet keq me lushnjarin

Ditën e djeshme, Rei Manaj është prezantuar zyrtarisht te Barcelona B. Shqiptari i kushtoi arkave të klubit katalanas 700 mijë euro, me të cilët ka firmosur deri në vitin 2023.

Gjithashtu klubi i ri i ka vënë edhe një klauzolë të frikshme largimi Manajt, teksa klubet që duan ta marrin atë duhet të paguajnë të paktën 50 milionë euro.
Momentin e veçantë në jetën e tij, Manaj e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar as shakatë.

Në foton e prezantimit te Barça, ajo që bie në sy është një koment ekip i mesfushorit të Kombëtares, Keidi Bare.
Ky i fundit i shkruan:
5 universitete ke, sa shpejt e mësove Catalan”.
Kujtojmë që bare dhe Manaj janë miq të ngushtë me njëri-tjetrin dhe shpesh herë bëjnë batuta në rrjetet sociale…

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top