Dy zyrtarë në Kinë janë pushuar nga detyra, pasi një i ri me aftësi të kufizuara u nda nga je ta. Me dije bëhet se babai i të riut ishte futur në karantinë për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.
16- vjeçari, Yan Cheng u gjet i shuar një javë pasi babai i tij dhe i vëllai u futën në karantinë. Po ashtu e ditur bëhet se ai ishte ushqyer vetëm dy herë, pasi i futën të atin dhe vëllanë në karanatinë.
Historia e trishtë e Yan Cheng ka qenë kryefjala e mediave në shuëm vende. Babai i tij kishte postuar në rrjetet sociale dhe kishte bërë apel për ndihmë, pasi djali i tij me aftësi të kufizuara kishte mbetur vetëm pa ujë dhe pa ushqime.
Po ashtu e ditur është bërë se hetimet për rastin e të riut do të vazhdojnë. Në Kinë, 361 njerëz janë shuar nga koronavirusi dhe më shumë se 17,000 raste janë konfirmuar si të infektuar.
Burimi: BBC/ Përktheu dhe përshati: JOQ Albania