Rozë

Me Encën bëri sherr, po për Elvanën çfarë thotë Bes Kallaku?

2019-a nuk mbaroi pa sherre në showbiz. Në prag të Vitit të Ri bëri bujë zënka mes Besit dhe Encës për një koment që aktori bëri i ftuar në “Shiko kush luan”. Besi u shpreh: “Ermali bën biznes, unë bëj komedi. Enca bën për ballkon, Bleona për profesionalizëm”. Menjëherë, Enca reagoi duke treguar se Besi i kishte ofruar rol kryesor në filmin e tij, por ajo kishte refuzuar. Enca shprehej e zhgënjyer për fjalët e Besit dhe tha se ai nuk do e ketë më kurrë mundësinë të punojë me të.

Ndonëse për Encën, Besi tha fjalët e lartpërmendura, për Elvana Gjatën e cila ka luajtur në “2 gisht mjaltë”, aktori ka mendim tjetër.

I ftuar në emisionin “Treshat”, Besi pohoi se do bënte një film me Elvanën dhe la të kuptohet se në të ardhmen do i propozojë të jetë pjesë e filmit të tij. “Unë me Elvanën kemi studiuar bashkë, kemi qenë në të njëjtin kurs në Akademinë e Arteve, dega regjisurë dhe në të ardhmen nuk i dihet. Mund t’i propozoj diçka Elvanës ose varet çfarë mund të ndodhë. Unë me Elvanën kam luajtur në teatër për provimet e Akademisë, por në kinematografi akoma. Kismet Zotit! Me kënaqësi do luaja me Elvanën”, u shpreh Besi./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top