Lajme

‘Më kanë lënduar shumë’/ Shokët e bu llizonin, nëna ka një kërkesë për vajzën

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur ishte Elisa, një vajzë bukuroshe albine e cila tregoi se gjatë jetës është bu llizuar nga moshatarët e saj dhe jo vetëm. Elisa ishte detyruar të ndërronte shpesh herë shkollën për t’i shpëtuar paragjykimeve dhe përbuzjeve.

Mamaja e Elisës, Denisa rrëfeu se vajza e saj nuk është ndjerë kurrë e pranuar në vendet që frekuentonte dhe ishte detyruar të hiqte dorë shpejt nga aktivitetet ku angazhohej pasi s lmohej shpesh. “Je arsyeja e jetës sime, por unë nuk dua të dëgjoj prej teje që ti nuk vlen, pasi ti je gjithçka që unë kam, prandaj më premto që do ndryshosh!”, ishte kërkesa që Denisa kishte për vajzën e saj.

Elisa u shpreh se kurrë nuk kishte arritur të kuptonte se pse të tjerët kanë probleme me të. “Shoqëria, të gjithë me të cilët qëndroja më kanë lënduar shumë, më kanë gjykuar për pamjen time të jashtme. Si mund të përbuzin dikë duke mos e njohur nga ana e brendshme, nga karakteri i tyre?”, tha Elisa.

I ftuar surprizë ishte edhe Bes Kallaku i cili kishte një mesazh të veçantë për Elisën: “Sot shoqëria të neglizhon për faktin se ti je ndryshe nga ata, por ajo që e ndot njeriun është fjala e keqe që thotë prej gojës së tij. Ne nuk na zbukuron as lëkura, as bukuria e jashtme, por ajo që ne kemi përbrenda, shpirti dhe karakteri ynë!”.

1 Comment

1 Comment

  1. Rastrear Celular

    April 4, 2024 at 6:20 pm

    Para esclarecer completamente suas dúvidas, você pode descobrir se seu marido está traindo você na vida real de várias maneiras e avaliar quais evidências específicas você tem antes de suspeitar que a outra pessoa está traindo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top