Lajme

Merr certifikim ndërkombëtar, zbulohet bima endemike e rrallë në alpet shqiptare, biologu: Ky qytet është unik

Një tjetër zbulim në florën e Alpeve të Shqipërisë ka marrë certifikim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një nënlloj të ri endemikë, Epimeda e Alpeve Shqiptare e cila është zbuluar kohët e fundit në qarkun e Kukësit nga grupi i botanistëve.

Të pranishëm ishin Lulzim Shuka, profesor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, profesoreshë Kit Tan nga Instituti i Biologjisë Universiteti i Kopenhagenit Danimarkë dhe biologu Besnik Hallaçi, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës.

“Qarku i Kukësit për vetë pozitën gjeografike që ka, ka një pasuri të madhe të biodiversitetit në përgjithësi dhe bimë të veçanta. Gjatë punës hulmutuese nga grupe botanikësh por dhe na grupi ynë është bërë i mundur identifikimi i një lloji të ri endemik të florës” tha Besnik Hallaçi, biolog, drejtor i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura Kukës.

Specialisti i florës tregon se qarku i Kukësit është unik sa i përket brezave të rralla endemike të cilat kërkojnë vëmendje për të mos u shkatërruar. Sipas biologut Besnik Hallaçi, në masivet pyjore të tij janë të pranishme 16 lloje bimësh endemike, nga 33 të evidentuara në shkallë vendi.

“Treva e qarkut të Kukësit gjithnjë paraqet surpriza. Gjatë këtyre 10 ditëve të fundit janë identifikuar dhe 15 lloje të tjera të cilat nuk kanë qenë të pasqyruara në florën e Shqipërisë” tha Besnik Hallaçi.

Në qarkun e Kukësit këto bimë endemike të rralla gjenden në malet e Gjalicës, në malet e Hekurave në Tropojë, në bregun e liqenit të Fierzës deri në Pashtrik të Hasit si dhe në Qafën e Luzhës në rrethin e Tropojës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top