Një servis është përfshirë nga flakët në qytetin e Durrësit. Një person ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania dhe tregon se zjarrfikësja ka ardhur pas një ore.
Dhe akoma më skandaloze në këtë histori është se mirë, që ka ardhur me vonesë, por nuk kishte dhe as ujë.
Në këtë servis ndodhen disa makina, pasi qytetari ka shkruar se janë të irrituar të gjithë ata që po u digjen makinat.
Mesazhi:
Zjarrfikesja ka ardhur pas nje ore dhe skishte uje. Jane irrituar te gjithe ata qe po u digjen makinat. Deme te medha. U do gjen shume materiale se nuk kishte uje.”
Më poshtë po sjellim edhe pamjet. Dhe si shikohet në to ngjarja është e frishme, shikohet se flakët e zjarrit kanë përfshirë disa makina dhe se janë disa qytetarë që hedhin ujë me kova te makinat për të shuar flakët e zjarrit.
Merr flakë servisi në Durrës: Zjarrfikësja ka ardhur pas një ore dhe s’kishte ujë on Vidnews.