Lajme

Mikeshë me familjen e Bryant, Jennifer Lopez përlot të gjithë me postimin

Jennifer Lopez me familjen e Kobe Bryant janë miq prej vitesh dhe sigurisht personat që e kanë përjetuar më keq hu mbjen e tij ishin njerëzit e afërt. J.Lo ka postuar një status shumë prekës në Instagram bashkangjitur me disa foto nga momentet e tyre së bashku.

“Familje! Teksa po shikoja postimet e Kobit, unë dhe Aleksi po kujtonim çastet me të. E vërteta është që familja është më e rëndësishme se gjithçka. Ne jemi shumë të mërzitur nga kjo hum bje, por mendoj se mërzitja jonë është pak nga ajo që Vanesa po kalon tani”, shkruan Lopez për bashkëshorten e Kobit, Vanesën. Këngëtarja i dërgon edhe një mesazh duke shkruar: “Të dërgoj të gjithë dashurinë dhe lutjet e mia, ty, fëmijëve të tu dhe të gjithë familjeve që u prekën nga kjo tr agjedi”.

“Gjëja më e padrejtë në këtë botë është të humbësh fëmijën dhe bashkëshortin në një ditë. Vanesa, unë lutem që të jesh e fortë dhe Zoti të të udhëzojë ta kalosh këtë tra gjedi të paimagjinueshme. Zoti qoftë me familjet që po vuajnë nga kjo tr agjedi. Kobi të deshëm shumë dhe do na mungosh përgjithmonë. Faleminderit për punën tënde, inspirimin dhe zemrën tënde”, përfundon Jennifer Lopez.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top