Lajme

Minoritarët e Dropullit me flamurin e Kacifasit në duar: Vorio Epiri është Greqi

Dropulli është krahinë e rrethit të Gjirokastrës e banuar nga minoritarë me kombësi greke.

Këta minoritarë së fundmi kanë lëshuar disa thirrje mjaft të forta duke thënë se ‘do kthehemi mbrapa dhe do dridhet toka’, teksa marshonin të gjithë së bashku. Videoja është dërguar nga Athina ditën e sotme nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania.

Qytetari bën me dije se ata mbanin në duar edhe flamurin e Kostandin Kacifasit, i cili u vr a në Bularat të Gjirokastrës. Thirrjet e minoritarëve janë konkretisht për ‘Vorio Epirin’, duke thënë se është Greqi.

Fshatrat e banuara nga minoriteti grek ndodhen kryesisht në të djathtë të rrugës nacionale që të çon drejt jugut në Kakavijë, pika kufitare me ­Greqinë.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh joq. Te nisa kete vidio nga athina sot sepse ca minoritar nga fshatrat e dropullit benin thirrje per voreopirin sic e quajne ata duke thënë konkretisht voriopiri eshte greqi do kthehemi brapa ta marrim dhe do dridhet vendi. Mbanin dhe flamurin a aty rropshit qe i vr a ne bularat kacifes…dhe sigurisht dhe shtetin shqiptar.Mua mos ma nxirr emrin se na vure viz te kuqe ne kakavie.

Minoritarët e Dropullit me flamurin e Kacifasit në duar: Vorio Epiri është Greqi on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top