Korça është mbuluar mbrëmjen e sotme nga një mjegull e dendur dhe që krijon një pamje spektakolare mbi qytetin juglindor.
Mirëpo, veç bukurisë dhe bardhësisë “si mantel” që ka marrë qyteti, problematika të shumta janë krijuar nga mjegulla në rrugë pasi drejtuesit e mjeteve e kanë pasur të pamundur të shohin. Siç shihet dhe në foto, shumë prej tyre kanë ndaluar në anë të rrugës.
Efektivët e Policisë u kanë bërë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të lëvizin me shpejtësi të ulët për të shmangur aksidentet që mund të ndodhin.