Lajme

Moderatorja shqiptare përlotet në emision nga historia prekëse e 13-vjeçares

Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e dhimbshme të një vajze 13-vjeçare, me një fëmijëri tepër të vështirë. Intervista në studio u zhvillua në prani të psikologes Erlinda dhe për mos zbuluar identitetin e saj, vajzës iu vendos emrin Ana. 13-vjeçarja ka treguar se bashkë me familjen jetonin në Greqi, babai i saj ushtronte dhu në vazhdimisht ndaj tyre. Ajo dhe mamja e saj janë endur rrugëve pa ushqim dhe një strehë ku mund të qëndronin. Historia e vajzës 13-vjeçare ka përlotur moderatoren Mirela Milori dhe psikologen.

“Babin e kam patur pijanec, pinte shumë dhe vinte në shtëpi bërtiste, rrihte mamin, vëllain, motrën. Mami vendosi që të iknim, të na merrte dhe të iknim, por nuk dinim se ku sepse nuk kishin dikë atje. Ishim shumë të vegjël, unë isha bebe, flinim rrugëve. Vëllain dhe motrën e dha në një familje që e njihte, kishte punuar tek ata, ndërsa mua më mbante me vete. Tani jetoj me mamin! Unë dhe ajo flinim rrugëve, nëpër pallate, në hyrje që gjenim. Ata njerëzit, se ne i bezdisnim na hidhnin mbeturina, qese, topa, ujë, hapnin çezmën që lag lulet dhe na lagnin. Shkonim në pallat tjetër se mendonin se nuk do na bezdiste dikush. Shkoja në çerdhe, në kopsht, ca herë pa larë, pa rroba. Kalamajtë qeshnin me mua dhe unë ndihesha shumë keq. I kërkoja mamit lekë që të blija gjërat siç i kishin dhe shokët dhe shoqet”, tregoi Ana.

Mirela Milori: Çfarë do të doje t’i thoje mamit?
Ana: Njëherë të fillonte punë. Ka shumë herë që dua dhe qaj për këtë, se do doja që të kisha një familje të lidhur me vëlla, motër, baba dhe mama, të gjithë bashkë. Diçka që nuk kam dhe po atë do doja t’i thosha shumë, që do doja të ishim të gjithë bashkë, të paktën një herë se edhe nëpër festa nuk jemi të gjithë bashkë, jemi të shpërndarë. Edhe nuk është se i festojmë festat mirë dhe atë gjë do doja t’i thoja.

Mirela Milori dhe psikologia që ishte prezente në studio nuk mundën t’i mbajnë dot lotët nga rrëfimi i saj.

Mirela Milori: Ana na emocionove shumë sepse nëse ju do shikonit sytë e Anës, do emocionoheshit po si unë. Është një vajzë shumë e bukur, me të gjitha 10-ta, është nxënësja më e mirë e klasës. Maksimumi që Ana kërkon ndonjëherë është t’i kërkojë dikujt t’i blejë bukë ose kos dhe të ketë rroba për të veshur.

Mirela Milori: Ana çfarë kërkon sot në këtë emision?
Ana: Unë thjesht kërkoj një jetë më të mirë, një shtëpi më të mirë, rroba për të veshur, lekë për të ngrënë bukë dhe jo të iki t’ju kërkoj të tjerëve bukë. Edhe pensionin e babit.

“Historia ime” prej dy muajsh është duke ndjekur rastin e vogëlushes dhe i është drejtuar Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në mënyrë që 13-vjeçarja të përfitojë pensionin e të atit. Gjithashtu fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka siguruar ushqim dhe gjërat e nevojshme për Anën dhe mamanë e saj.

Burimi: tvklandhubn

1 Comment

1 Comment

  1. jepaync

    November 7, 2024 at 9:48 pm

    This increases the duration of the action of testosterone by allowing more of the active substance to reach the muscle cells priligy seratonin PMID 11875740 Free PMC article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top