Veshjet e bardha delikate e humbasin shkëlqimin dhe bardhësinë e tyre me kalimin e kohës. Përdorimi i klorit tek to nuk është i rekomandueshëm, përveçse është toksik. Nëse keni një bluzë ose fustan të bardhë delikat dhe i ka humbur shkëlqimi i mëparshëm, ja si të veproni për ta pasur përsëri si të ri dhe pa qene nevoja qe te harxhoni para :
-7 litra ujë të ngrohtë.
-Një gotë ujë i oksigjenuar (e blini në farmaci).
-½ gote sodë për larje ( e blini në market).
Hapi 1 – Shtoni ujin e ngrohtë në një legen.
Hapi 2 – Shtoni gjysmë gote sodë larjeje. Mund ta blini në supermarket ose të përdorni sodë buke. Ka efekte të mëdha zbardhuese.
Hapi 3 – Shtoni një gotë ujë të oksigjenuar (peroksid hidrogjeni). Edhe ky është një zbardhues i fuqishëm.
Hapi 4 – Përzieni gjithë përbërësit bashkë dhe shtoni aty veshjet e bardha. Zhytini dhe lërini për një orë
Hapi 5 – Pas një ore, hiqini rrobat e bardha dhe shpëlajini me ujë. Thajini sipas udhëzimeve, me centrifugë ose shtrydhje. Veshjet tuaja do të jenë të bardha si ditën kur u blenë.