Mullai tregoi se në atë kohë ishte periudha e miss-eve, dhe kujtoi spektaklin, ku u zgjodh miss-i i parë.
Sipas prezantueses, Valbona Selimllari e fitoi nga hiçi pasi priste ta fitonte Valbona Çoba.
Më tej, ajo tregoi se Çoba kishte qarë shumë kur nuk u shpall fituese.
‘Unë nuk kam qenë asnjëherë e bukur, isha një personazh që mund të quhesha e veçantë. Në ‘92 ka qenë missi parë, ishte koha kur kishte nisur konkursi për miss-et.
Ishte viti që po lulëzonin vajzat interesante të Tiranës, sepse Tirana shikohej me koka, dhe po pikaseshin nga njerëzit në atë kohë.
Mbaj mend kur ka dalë missi asaj kohe, Valbona Selimllari e mori nga hiçi, nuk e prisja që do ta merrte, unë kam pas në shkollë dhe e përqafoj. Por në atë kohë Valbona ishte shumë e tërhequr.
Në momentin që Valbona e mori missi dhe mbaj mend që Vlabona Çoba nuk e mori misin, dhe q.au dhe u mërzit. Ishte koha që ti premtojë këtu, e premtoj andej, por vetëm dikush do ta merrte. Kanë pasur legjendën e gocave të bukura të Tiranës’, u shpreh Mullai.