Leximi

Myku nga muret largohet vetëm me këtë metodë natyrale

Të gjithë përballemi me lagështirë në shtëpi dhe myku që ajo krijon është një shqetësim i madh për shumicën e familjeve. Ai fillon të bëhet një problem në kohën kur jashtë është ftohtë e brenda nxehtë.

Edhe ata që kanë një shtëpi me probleme me kondensimin e ujit dhe izolimin e dobët mund të kenë shumë lagështi nëpër shtëpi. Në këto rrethana është e këshillueshme që të bëni një projekt për përmirësimin e performancës termike të ndërtesës.

Megjithatë, para se të mësoni metodat e ndryshme të kushtueshme për largimit të tij nga shtëpia juaj, ju këshillojmë një mënyrë natyrale për ta eliminuar dhe pastruar mykun nga muret tuaja. Ajo është uthulla e bardhë e cila mund t’ju ndihmojë vërtet me pastrimin në shtëpi.

Ju duhet: 2 filxhanë uthull e bardhë

Përgatitja:
Përzieni 2 filxhanë me uthull të bardhë në një shishe 1 litër me ujë të ngrohtë. Spërkasni sipërfaqet ku është formuar myku.

Për një pastrim akoma më të mirë, mund të shtoni në këtë përzierje, edhe sodë buke. Me anën e një furçe të vjetër, pastroni pjesët e mykut nëpër mure.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top