Lajme

Ndalimi i të riut që xhiroi gomat e “AMG-së” para komisariatit, qytetari bën komentin epik

Videoja e një të riu që xhironte gomat e makinës së tij luksoze para Komisariatit të Policisë nr.6 në Kombinat, bëri xhiron e rrjetit pak orë më parë.
I riu bëri disa herë “drift” me automjetin e tij tip “Mercedes AMG”, duke sfiduar hapur autoritetin e Policisë së Shtetit, por edhe duke vënë në rre zik kalimtarët me manovrat e tij të rre zikshme.

Pasi video bëri “namin” në rrjet dhe u vu në pikëpyetje autoriteti i Policisë së Lleshit, këta të fundit reaguan, duke bërë të mundur ndalimin e 29-vjeçarit, për të cilin nuk dhanë asnjë detaj tjetër, veç moshës së tij. Ky i fundit u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa policia e Lleshit shpërndau edhe videon nga ndalimi i të riut nga Tirana.
Ndalimi i të riut nga ana e policisë është komentuar në mënyra nga më të ndryshmet nga qytetarët, të cilët nuk kanë hezituar të ndajnë mendimin e tyre duke komentuar në rrjetet sociale.

Ai që ra në sy ishte komenti epik i një qytetari, i cili e sheh këtë ngjarje nga një tjetër këndvështrim.

Qytetari shkruan se policia e publikoi videon e ndalimit të të riut nga Tirana, me qëllim për t’iu treguar shqiptarëve se i kapin të rre zikshmit.
Sipas tij, e gjitvë kjo mund të jetë bërë sa për sy e faqe dhe i riu mund të jetë duke pirë kafe me policët në komisariat, ose mund të jetë liruar nga uniformat blu.

Ai shkruan:
Hahaha sa frik e ka shteti internetin, imagjinojeni ca i ndodh shtetit nqs cohen gjith shqiptaret me i rrezu,as 2 or nuk vonojn e japin dorheqjen,kte video e kan ba vetem demek me tregu qe na i kapim te rre zikshmit,po ne fakt mund ta ken fut aty ne komisariat dhe kan pi kafe bashk dhe do jet sonte te shpija si gjithmon.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top