Lajme

Ndodh mrekullia/ Gruaja e infektuar me koronavirus sjell në jetë një bebe të shëndetshme

Një grua e infektuar me koronavirusin, që deri më tani ka vrarë qindra njerëz ka lindur një fëmijë të shëndetshëm,

Ky lajm është konfirmuar nga autoritetet kineze.

Gruaja lindi një fëmijë që peshonte rreth 3 kg në Provincën Heilongjiang, në veri-lindje të Kinës.

Foshnja u testua për koronavirus të premten dhe të dielën, dhe deri më tani çdo gjë ka dalë negative.

Mamaja dhe bebja janë bërë në karantinë dhe janë caktuar dy ekipe mjekësore për të monitoruar përparimin e tyre.

Kujtojmë se coronavirusi ka shkaktuar vde kjen e mbi 350 banorëve në Kinë dhe janë infektuar më shumë se 17.000 persona në të gjithë botën, pasi ai vazhdon të përhapet përtej Kinës.

Virusi është konfirmuar në më shumë se 40 shtete që kur u zbulua për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të shkuar.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top