Lajme

Ndryshon procedura per marjen e patentes, ky është udhëzimi i ri për autoshkollat, patentat dhe pronarët e automjeteve

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë publikoi një udhëzim të ri sa i përket aplikimit të qytetarëve për leje drejtimi.

Të gjitha shërbimet tashmë për lejen e drejtimit do të kalojnë nëpërmjet portalit shtetëror “e-Albania”. Kjo gjë prek në mënyrë direkte procesin edhe për autoshkollat, por edhe për kandidatët.

Sipas udhëzimit të interesuarit për të përfituar leje drejtimi duhet të bëjnë fillimisht një regjistrim në portalin “e-Albania” si kandidatë, në seksionin e dedikuar në këtë faqe.

Udhëzimi detyron edhe Autoshkollat që të paraqesin dokumentet e kandidatit në “e-Albania”, nga ku më pas do të bëhet verifikimi i tyre nga DRSHTRR, “nëse autoshkolla plotëson kriteret teknike dhe profesionale për të ushtruar veprimtarinë sipas përcaktimeve të licencës.”

Gjithashtu të gjithë personat e interesuar, që nuk janë shtetas shqiptarë, mund të pajisen me leje drejtimi të mjetit, pasi të paraqesin dokumentet e përcaktuara në nenin 311 po në portalin shtetëror “e-Albania”, shkruhet më tej në udhëzim.

Në një tjetër udhëzim, ministria e Infrastrukturës ka vendosur edhe transferimin e një shërbimi tjetër në portal. Në këtë rast nëse certifikata e pronësisë së mjetit tuaj shkatërrohet, humbet, dëmtohet apo vidhet, udhëzimi informon se çdo shtetas duhet të paraqitet në portalin “e-Albania” për zëvendësimin e tij, ku në të do të gjejë:

Aplikimin dhe shërbimin e kërkuar, i cili përmban dhe formularin e shërbimit, sipas modelit të hartuar nga DPSHTRR-ja;

Deklarimin për humbjen e certifikatës së pronësisë, e shprehur në modelin e shkronjës “a”, të pikës 1 të këtij neni”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top