Lajme

“Në çdo 30 vjet Shqipëria go.ditet nga një tërmet i fortë”/ Flet sizmologu grek: Duhet të merren masa!

Tërmeti i 26 Nëntorit, përveç bilancit tra.gjik në njerëz, që la pas, nxori në sipërfaqe abu.zimin që janë bërë gjatë gjithë këtyre viteve me ndërtimet.

Deri më tani shumë pallate janë shpallur të pabanueshme, e masat për të ardhmen lënë shumë për të dëshiruar.

Pikërisht për këto, akademia e Shkencave mblodhi në një konferencë në Tiranë ekspertë dhe akademikë nga rajoni ku u diskutua ndër të tjera përpilimi i kodit të ri teknik për ndërtimet, në mënyrë që t’i rezistojnë forcës së tërmetit ashtu siç e kanë gjithë vendet evropiane.

Profesori i mirënjohur i gjeologjisë në universitetin e Selanikut, Spiros Pavlidesi bën thirrje qeverisë tonë të miratojë hartën e re sizmike pas tërmetit te 26 nëntorit.

Ai tha se në Shqipëri çdo 30 vjet mund të bjerë një tërmet i fu.qishëm, prandaj duhet të merren masa ser.ioze.

Spiros Pavlidesi deklaroi:

Shqipëria është një nga vendet më sizmike të rajonit. Nuk mund të bëhen parashikime për tërmetet por në bazë të statistikave, çdo 30 vjet në Shqipëri ndodh një tërmet i fuqishëm. Duhet të ndërmerren hapa shkencore dhe ligjore në mënyrë që ndërtimet e reja të jenë të qëndrueshme. Ne në Greqi kemi kodet më të mira sepse ishin tërmetet ata që na përcaktuan kodet e reja. Sot kemi kodet greke dhe europiane, por në disa pjesë kodi grek është më i mirë. Harta sizmike dhe kodet ne i ndryshojmë çdo 5 vjet, në varësi të studimeve dhe rezultateve Akademia e shkencave dhe ekspertet e sizmologjisë po përgatitin hartën e re sizmike dhe propozimet për kodet e reja të ndërtimit.”

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top