Leximi

Në këtë lokal në Fushë Kosovë nuk lejohen të hyjnë burrat (VIDEO)

Rregull i pathyeshëm i këtij lokali është “ndalimi i hyrjes së të gjithë meshkujve”!

Gazetare: Aurora Amerllahu

Madje, Albina Makolli, pronare e këtij lokali thotë se as familjarët e saj nuk lejohen të hyjnë, raporton #gjesi në T7.

Por çfarë ndodh me rastet kur një mashkull nuk është në dijeni për këtë fakt? si e largojnë atë nga lokali e cili është reagimi i tyre?

Për shumë kë, kjo mund të duket diçka e çuditshme, e për më tepër, nga dikush mund të konsiderohet edhe diskriminim gjinor. Por Albina e ka një sqarim sa i përket kësaj, duke treguar edhe arsyet se pse donte të kishte një lokal të tillë.

E siç thuhet, ky vend është bërë edhe një lloj “rehabilitimi” për shumë gra.

Tashmë është bërë zakon që grat e kësaj lagjeje të mblidhen Këtu dhe ti diskutojnë shqetësimet e tyre ditore.

Por, Albina ka menduar edhe për rastet kur gratë në kohë të lirë duna të qëndrojnë në një vend të qetë e mes shoqesh.

E një gotë çaj është krejt çfarë ato duan.

Pra, sipas pronares, qëllimi i këtij lokali nuk është asgjë tjetër pos që femrat që e frekuentojnë, të ndihen si në shtëpisë e tyre./GazetaExpress/

Videon mund ta ndinqeni nga minuta 20:00

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top