Të gjithë burrat që punojnë në zyrat shtetërore të Turkmenistatit e kanë të ndaluar të lyejnë flokët. E vështirë për t’u besuar, por është e vërtetë.
Ky urdhër është dhënë, para vizitës së vizitës së liderit të Turkmenistanit në Lebap, Gurbanguly Berdymukhammedov.
Me dije bëhet se burrat mbi 40 vjeç e kanë të ndaluar të lyejnë flokët dhe nëse u kanë dalë thinjat ata duhet t’i tregojnë ato.
Ata burra që do e refuzojnë këtë urdhër nuk do të lejohen të marrin më pjesë në takimet publike. Sqarim zyrtar se përse është dhënë ky urdhër nuk është bërë i ditur.
Sipas zërave që qarkullojnë thuhet se e gjitha lidhet me liderin Gurbanguly Berdymukhammedov, i cili deri në vitin 2018 lyente flokët me bojë të zezë që mos t’i dalloheshin thinjat.
Po ashtu e ditur është bërë që të gjitha parukerive u është ndaluar që t’u lyejnë flokët burrave.
Burimi: REL/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania