Ka nisur mbrëmjen e sotme “Në kurthin e Piter Pan”, një nga emisionet më të ndjekura, me të ftuar VIP dhe fëmijë në rolin e gazetarëve. Emisioni nisi me Deonin, vogëlushin që mori pjesë vitin e kaluar e më pas në skenë u shfaq edhe Alketa e cila u shpreh e lumtur që u rikthye në ekranin shqiptar.
Mirëpo gjatë intervistës me të ftuarën Elisa Spiropali, ndodhi një problem teknik. Alketës nuk i punonte mikrofoni dhe moderatorja kërkoi t’ja rregullonin pasi në sfond dëgjohej një zhurmë e çuditshme.
Alketa e detyruar vendosi të mbajë një mikrofon në dorë, derisa problemi të rregullohej. Problemet që në natën e parë tregojnë se emisioni do të shkojë mirë, tha moderatorja.