Prej më shumë se dy vitesh, familja Allushi nga qyteti i Prrenjasit, jeton në kushte ekstreme.
Ata jetojnë në një kasolle, ndërsa kryefamiljari nuk mund të punojë dot pasi është invalid.
I vetmi burim të ardhurash për ta dhe fëmijët është KEMP-i, i cili nuk u del as për të plotësuar nevojat bazike, si dhe as për të blerë ilaçet.
Kryfamiljari kërkon ndihmën e shtetit dhe të gjithë atyre që kanë mundësi të bëjnë diçka për të.
Kasollja ku ata jetojnë është çdo standardi jetese, pasi aty brenda mund të futet era, shiu dhe bora, që i detyron familjarët të struken pranë sobës, e cila pa dru nuk ngroh.
Ata kërkojnë që t’u mundësohen të paktën kushtet minimale të jetesës.
Kryefamiljari shprehet për “Fax News”:
Kam rreth 10 vjet që shtëpia që kam pasur më është shembur. Kërkesa kam bërë plot, përfundimisht i kam dërguar edhe një letër kryeministrit. Na futi këtu kryetarja e mëparshme e Bashkisë, por nuk i kemi as me letra dhe me gjë këto. Për momentin nuk mund të bëj asnjë punë, pasi kështu më kanë thënë mjekët. Fëmijët i kam të rritur, por edhe ata janë të paaftë për të punuar. Kërkoj, që po të ketë mundësi, shteti ose dikush, të na ndihmojë. Jam në gjendje shumë të vështirë, vetë i pamundur. Gruaja e parë më ka vdekur, mora të dytën tani, por edhe ajo është e papunë.”
Në kushte ekstreme të varfërisë, familja Allushi apel për ndihmë: KEMP-i është e vetmja e ardhur që kemi! on Vidnews.