Lajme

Në majat e suksesit në SHBA, çfarë thotë Rudina Seseri për Edi Ramën

Rudina Seseri, është themeluese dhe partnere menaxhuese e kompanisë “Glassëing” që ka investuar mbi 100 milion dollarë në biznese të shumta, me një fokus tek Inteligjenca Artificiale.

Po ashtu, Seseri është renditur nga revista “Entrepreneur” mes 100 grave me të fuqishme në biznes në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një interviste ajo ka rrëfyer mbi rrugëtimin e saj të biznesit si dhe karrierën e saj në politik.

Seseri në vitin 2009 u bë deputete për Partinë Socialiste në Shqipëri, por më pas ajo iu rikthye përsëri projekteve që ajo kishte planifikuar para se t’i futej politikës.

Para 10 vjetëve, Seseri u kthye në Shqipëri me insistimin e kryetarit të PS-së Edi Rama. Sot ajo e sheh kryeministrin në kontekstin e Shqipërisë, duke thënë se asnjë nuk është i përkryer por edhe Shqipëria nuk është vendi më i lehtë për t’u naviguar.

Sipas saj; “ Rama ka një kombinim të pazakontë kreativiteti, aftësie për të ekzekutuar dhe vizioni dhe ato e bëjnë njeri si të vështirë për të dhënë e për të marrë, por gjithashtu dikush që mund të ketë impakt përtej të natyrshmes ose çfarë mund të presësh nga një udhëheqës rutinë.”

Po ashtu ajo ka folur dhe në lidhje me tërmeti të 26 nëntorit duke thënë se tragjedia që ndodhi në Shqipëri, është një fatkeqësi e madhe e kombinuar me një mosmenaxhim gjigand, por që krijon hapësirën për ta ridrejtuar vendin.

“Ishte mundësia ime për të dhënë diçka mbrapsht, ishte mundësia ime në ato momente për t’i vënë një kapak, për të thënë çfarë është realiteti, për të kontribuar”. Frika ime më e madhe ka qenë dhe vazhdon të jetë që unë sa më shumë kohë kaloj këtu, kam frikë se humbas kontekstin lokal, jo për të kuptuar problemet, jo madje edhe për të kuptuar se si mund të shkohet në rrugën e zgjidhjes, por aftësinë për të manovruar. Më bëjnë përshtypje gjëra që do t’i bënin një të huaji, që është paksa e padrejtë, por gjithashtu realiste.

Pikëpamja ime mbi rolin e Ramës është që Shqipëria për aftësitë që ka, për botëkuptimin krejt ndryshe, me të mirat dhe të këqiat që vijnë me të, jemi të gjithë paketë përfshirë dhe Ramën, si individ. Gjithmonë e kam thënë që kur erdhi në fuqi që Shqipëria është vetëm një ndalesë. Rama ka një kombinim të pazakontë kreativiteti, aftësie për të ekzekutuar dhe vizioni dhe ato e bëjnë njeri si të vështirë për të dhënë e për të marrë, por gjithashtu dikush që mund të ketë impakt përtej të natyrshmes ose çfarë mund të presësh nga një udhëheqës rutinë.

Trashëgimia që do të lërë Rama mbrapa nuk janë arritjet dhe mosarritjet e asaj që ka ndodhur deri tani, është çfarë ndodh në pikëpamjen time nga ky moment dhe tutje, sepse ka mundësinë ta transformojë vendin, në një formë shumë më të madhe, shumë më afatgjatë dhe me impakt më të gjerë”./Opinion.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top