Lajme

Në vitin 2020 në nxënësit e shkollës 9 vjeçare kanë fri kë se mos iu bie tavani në kokë

Nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Sali Zaimi” në fshatin Përparimaj të bashkisë Devoll shkojnë me frikë në shkollë.
Godina ku ata zhvillojnë mësimin është e rrënuar dhe ka shumë lagështirë. Ata duhet të mësojnë mes të ftohtit.

Po ashtu ata shprehen se gjithë kohën qëndrojnë me frikë, pasi tavani mund të shembet nga momenti në moment.

Një prind ka thënë:
Kam djalin në klasë të dytë dhe gjithmonë më thotë mami kam frikë, se kur trokasin ata të katit sipër kanë frikë mos shembet tavani. Kemi shkuar kudo na kanë thënë do ta bëjmë dhe asgjë s’kanë bërë.’’
Edhe pse është viti 2020 këta nxënës duhet të vuajnë për të marrë dije, një e drejtë e cila duhet t’u grantohet dhe jo të shkojnë në shkollë duke pasur frikë për jetën.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top