Në disa zona të thella malore të qarkut të Kukësit, banorët krah të ftohtit po vuajnë edhe mugesën e shërbimeve shëndetësore.
Në këto zona nuk as mjekë dhe as infermierë. Kjo gjë është pohuar nga kreu i Drejtorisë së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Kukës, Fadil Morina.
Morina deklaron se ky është një problem mjaft shqetësues sepse ka shumë të moshuar që nuk mund të udhëtojnë me kilometra larg në këto ditë të ftohta për t’u vizituar.
Po ashtu ai thotë se ka shumë infermerë që nuk pranojnë të shkojnë të punojnë në këto zona të thella.
Më tej ai ka thënë:
Ne sot përballemi me mungesën e mjekëve të familjesh, shumë fshatra mbulohen vetëm nga mjekë të dalë nga pension. Në zonën e Shishtavecit rreth 6000 banorë mbulohen nga mjek i dalë në pension sepse kanë ikur. Problematik kemi dhe infermierët që janë punësuar nga portal por në zona të thella infermierët nuk duan të shkojnë. Arsyeja është sepse duan të punojnë në qytet ose në fshatra të afërt.’’
Banorët që jetojnë në këto zona kanë vetëm një zgjedhje të shkojnë të vizitohen shumë larg nga vendi, ku jetojnë.
Kujtojmë këtu se shpesh herë është ngritur si problem largimi i mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë, aq sa është thënë se vendi ynë mund të mbetet pa bluza të bardha.