Kjo vajzë e bukur,e lindur fjalë për fjalë me një zemër të thyer, e plotësoi ëndrrën e saj për “martesën” me shokun e saj më të mirë përpara operacionit të zemrës. 5-vjeçarja beri një album martese, dhe këto foto të ëmbla e të pafajshme kanë terheqeur vemendjen e shume perdoruesve te internetit.
Sophia Elyssa Chiappalone nga Meriden, Connecticut, lindi me një problem të pariparueshem të zemrës.
“Ajo ka lindur me gjysmën e zemrës,ana e djathtë e zemrës së saj i mungonte”, tha nëna e saj Kristy Somerset-Chiappalone për NBC Connecticut.
Mjekët nuk besonin se Sophia do te kalonte moshen 2 vjec, por ajo tani eshte 5 vjec duke perballuar sfidat. Sophia ka pësuar tashmë 26 operacione, duke përfshirë tre operacione të hapura në zemër, sipas My Record Journal.
Mjekët nuk mund të jepnin ndonjë jetëgjatësi të saj, pasi, sipas tyre, nuk kishte asnje shans për të që të ishte gjallë.
“Ajo është një mrekulli në këmbë”, tha Chiappalone, një nënë e vetme që ka dy vajza të tjera, Alexandren, 8 vjeç dhe Gabriellen, 7 vjeç.
Sophia aktualisht ka probleme me frymëmarrjen dhe eshte ne pritje të një operacioni tjetër të rrezikshëm në zemër ne muajin e ardhshem në Spitalin e Fëmijëve të Bostonit.
Por para kësaj, vajza e bukur shpresonte të përmbushte dëshirën e saj për t’u martuar me mikun e saj më të mirë, Hunter Laferriere. Të dy fëmijët kanë qenë të pandashëm që kur u takuan në Kamp për Pushime kur ishin 3 vjeç.
Ajo tha: “Unë vetëm dua të martohem me Hunter,” tha Chiappalone për My Record Journal.
“Kam qarë shumë”, tha nëna e Hunter, Tracey Laferriere, duke mësuar për dëshirën e Sophies.
“Ishte thjesht e trishtueshme per një vajzë pesëvjeçare,per ate qe ajo mendon dhe dëshiron. ”
Pra, “dita e madhe” e Sophies u planifikua për në 24 tetor në City Park.
Miku i Chiappalone, Jessica Boni i dyqanit martesor, dërgoi katër fustane te bukura për Sophian, për të zgjedhur për ditën e saj të madhe.
Fotot e dasmës së çiftit të vogël u kapën nga Marisa Balletti-Lavoie
Sophia dhe Hunter ishin të buzeqeshur gjatë gjithë xhirimeve.
Fotot e dasmës, të bukura përtej fjalëve, shfaqin pafajësinë e çiftit të fëmijeve.
“Kjo ishte një lumturi që nuk e kam parë nga Sofia për aq kohë”, tha Chiappalone.
E mbingarkuar nga mbështetja që Sophia ka marrë, Chiappalone shkroi në një post në Facebook: “Zemra ime ndjen gëzim me njerëzit që qëndrojnë prapa kesaj ‘super vajze’në këtë luftë. Ajo u perpoq te ishte gjalle qekur lindi, por kjo është gjithçka që ajo e di. ”
“Unë shpresoj se Sofia do të jetojë një jetë të gjatë dhe do të martohet me Hunter kur të jetë 25 vjeç”, tha Chiappalone.
SnuseWetget
January 4, 2024 at 3:05 am
https://ro.swingersenespana.club/category/by-year/ – -ALL YEARS