Leximi

Nëntë rregulla të vlefshme për nënat që kanë djem

Shpesh herë një femre i duhet të rrisë e vetme fëmijën e saj. Mirëpo, një dilemë që i shoqëron nënat është: “a do munden të rrisin një fëmijë të mbarë?”

Më poshtë po ju japim disa këshilla, të cilët sipas studiuesve janë të vlefshme për të rritur djem të mbarë.

1. Kurrë mos u tallni me djalin tuaj
Për një burrë, tallja nga një grua është e padurueshme, madje traumatike. Por tallja e një nënë shkakton një plagë edhe më të thellë. Kurrë mos u tallni me të nëse ai ka veshur keq pantallonat apo kur ju rrëfen mbi të dashurën e tij.

2. Përgjigjuni gjithmonë pyetjeve të tij
Ju duhet t’i përgjigjeni çdo pyetje që ju bën djali. Mund të ndodhë që nuk e dini përgjigjen, por këtë bëjani të ditur fëmijës suaj. Më vonë mësoni rreth asaj çka ju ka pyetur dhe mundohuni t’i jepni një përgjigje.

3. Merrni edhe mendimin e tij kur merrni vendime
Kurrë mos i nënvlerësoni fëmijët. Ndoshta mendimi i tij mund të jetë më i mirë se i juaji. Kështu që gjithmonë pyesni edhe djalin kur merrni një vendim.

4. Harrojeni shprehjen “ta kam thënë bir”
Nëse djali juaja u pyet vazhdimisht për të njëjtën gjë, kini durim dhe jepni sërish përgjigje. Kjo do të forcojë lidhjen tuaj dhe do rrisë besimin e djalit të nëna.

5. Lëvdojeni
Mos i kurseni fjalët e bukura sa herë që djali juaj bën vepra të mirë. Kjo do të bëjë që ai të rrisë besimin në vete.

6. Mbështesni ëndrrat e tij
Sado të çuditshme të jenë dëshirat e tij, ofroni mbështetjen tuaj, shkuan Shqip. Besoni te ai, por kini parasysh që vendimet e vërteta ai i merr pas të 20-ve.

7. Nëse djali juaj qan…
Kjo tregon që diçka nuk shkon. Mirëpo, nuk duhet të trembeni, pasi ata i japin rëndësi edhe gjërave më të vogla. Mjafton që ju t’i qëndroni pranë. Nëse ai nuk do tu tregojë, mos këmbëngulni, por përpiquni ta qetësoni.

8. Mos i bëni moral
Komentet janë të tepërta.

9. Ju jeni gjithmonë në anën e tij
Tregoni me vepra konkrete se ju gjithmonë do të jeni krah tij, në çdo moment.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top