Lajme

Nëse vuani nga kolla, bronkiti apo astma, ky është ilaçi i duhur natyral

Nëse vuani nga problemet e mushkërive, astma, bronkiti apo nëse keni kollitje të vazhdueshme, ne do t’ju paraqesim një mënyrë natyrale mjaft të mirë për të reduktuar këto probleme.Përbërësit: 500 gr qepë, 500 gr sheqer, 2 kokrra limoni, 1.5 litra ujë dhe 7 lugë mjaltë.

Përgatitja:hidhni sheqerin në një tenxhere dhe lëreni zjarr të ulët derisa të marrë ngjyrë kafe. Pritni qepën në kubikë të vegjël dhe shtojeni në sheqerin e shkrirë.

Më pas hidhni ujin dhe lëreni derisa të valojë. Pasi të ketë valuar, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet në temperaturë ambienti.

Pasi uji me qepë dhe sheqer të jetë ftohur shtoni mjaltin dhe lëngun e 2 kokrrave limoni. Hidheni përbërjen në një shishe qelqi .Përdorimi: është e këshillueshme të konsumohet një lugë gjelle nga ilaçi natyral para çdo vakti.

Ju mund ta përdorni këtë ilaç natyral derisa të përmirësoheni tërësisht. Për fëmijët është e këshillueshme të konsumohet një lugë çaji para çdo vakti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top