Lajme

Ngadalësimi i Iphone-ve të vjetër, Apple detyrohet të paguajë 500 milionë dollarë

Apple do të paguajë deri në 500 milion dollarë për të zgjidhur një padi nga përdoruesit e vjetër të Iphone-ve.

Marrëveshja e propozuar e zgjidhjes kërkon që Apple ( AAPL ) të paguajë pronarët e modeleve të caktuara të iPhone 25 $ për pajisjet e prekura, duke arritur një minimum prej 310 milion dollarë dhe maksimumi 500 milion dollarë, sipas dokumenteve të lëshuara të Premten në Gjykatën e Qarkut Sh.B.A në San Jose, California .

Shuma që merr secili përdorues mund të rritet ose ulet në varësi të kërkesave të paraqitura.

Marrëveshja e zgjidhjes, e cila është subjekt i aprovimit nga një gjykatës më 3 prill, është një betejë ligjore që ka vazhduar për më shumë se dy vjet gjatë së cilës Apple u përpoq të lehtësonte një reagim global .

Kompania pranoi në dhjetor 2017 që përdori updatet e programeve kompjuterike për të ngadalësuar iPhonet e vjetër.

Përdoruesit e akuzuan se Apple e bëri këtë për të detyruar përdoruesit që të marrin modelin më të fundit të iPhone, por kompania tha se kishte për qëllim adresimin e çështjeve me bateritë më të vjetra.

Përdoruesit e iPhone në Shtetet e Bashkuara mund të paraqesin kërkesa për shlyerje nëse ata zotërojnë një pajisje iPhone 6, 6 Plus, 6S, 6S Plus, 7, 7 Plus ose SE të blerë para 21 dhjetorit 2017.

Burimi: CNN | Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA

3 Comments

3 Comments

  1. Register

    April 13, 2023 at 2:05 pm

    Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.

  2. LUCKY COLA

    August 14, 2024 at 12:35 pm

    Dive into the most exciting online gaming experience Lucky Cola

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top