Një tjetër shqiptar është arratisur nga burgjet greke.
Mediat greke raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, është arratisur mesditën e sotme nga burgu i Agias në Hania të Kretës.
Ai kryente punë bujqësore jashtë ambienteve të burgut. Burgu i Agias iu ofron të dënuarve punë të ndryshme, për të përfituar ulje të dënimit.
Autoritetet greke kanë nisur kërkimet për gjetjen dhe kapjen e shqiptarit.
Ai ishte dënuar për një sërë veprash penale, që përfshinin: Rezistencë ndaj policisë, raportim të rremë, vjedhje si dhe dh unë.
Kjo është e disata herë që të dënuarit shqiptarë arratisen nga burgjet greke. Më pas ata janë kapur nga policia dhe rikthyer në qeli, duke marrë edhe një dënim shtesë.
Burimi: Sputnik News|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania