Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ka reaguar në lidhje me projeksionet e OKB-së mbi moshën mesaatare të popullsisë për dhjetëvjeçarët që vijnë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Panariti jep alarmin, duke u shprehur se “një zbrazje e fri kshme na pret”, dhe se vendin “e ndan vetëm një hap nga shuarja”.
Sipas tij, Shqipëria, nga populli me moshë më të re, sipas OKB-së, do të kthehet në vendin më të plakur në Europë me moshë mesatare 61.5 vjeç.
Më tej, ish-ministri bën një analizë të shkaqeve që ndikuan në “boshatisjen” e vendit.
Ai sjell në kujtesë edhe një deklaratë të diktatorit Hoxha, i cili u pyet gjatë një takimi në Francë, se si ja doli ta mbante popullin e tij të mbyllur dhe izoluar.
Postimi i plotë:
Një “zbrazje” e fr ikshme po na pret! Një hap na ndan nga shuarja. Si i bëhet?
Edhe projeksionet e OKB mbi moshën mesatare të popullsisë per dhjetevjecaret qe vijnë, vertetojne zvogëlimin dramatik te popullit shqiptar. Zvogëlohemi me shume se kater here deri ne fund te ketij shekulli! Mbetemi një grusht njerëzish të moshuar. Nga populli ende me i ri nga vendet e marra ne studim në 2020, sipas OKB do te kthehemi ne popullin me te plakur në Evropë me moshë mesatare 61.5 vjec… Gjashte dhjetevjecaret do ta ndjejnë veten te rinj dhe me te ardhme! Qesharake! Si mberritem deri ketu?! Deri ne fillimet e viteve 90 të, diktatura komuniste ne menyre mi zore dhe te dh unshme pengoi levizjen e lire te njerezve.
Per te levizur jashtë as qe behej fjale por edhe brenda vendit ajo nepermjet shkopit të “pasaportizimit” imponoi nje stabilitet dhe njetrajtshmeri demografike të popullsisë , nga jugu ne veri.. Njetrajtshmeria demografike solli njetrajtshmeri zhvillimi te vendit , brenda kornizave të izolimit .. Por sigurisht edhe barazi ne varfëri! Populli shqiptar asaj kohe kishte moshen me te re ne Evropë dhe me rritje te shpejte. .. Nga dy milionë ne vitet 70 te, arriti ne tre milionë ne vitet 80 te… Dara e diktatures, mizoria e saj e mblodhi dhe e “formatoi” vendin me dh unë dhe force .. Ky ishte qëllimi i diktaturës.. Enver Hoxha, ja tha hapur kete profesorit francez Paul Miliez që kujdesej per shendetin e tij.. Ky e pyeti diktatorin, se si ishte e mundur per nje intelektual qe kish qendruar dhe studiuar ne France, ta mbante popullin e tij te mbyllur dhe të izoluar?!
Enveri ju pergjigj : Profesor, unë do ta mbaj kete popull te mbyllur edhe per disa dhjetevjecare, sepse perndryshe shqiptaret do te bejne ate qe kane bere gjithmonë, do ta lene vendin dhe largohen ne emigrim.. Kush do ta banoje dhe ndertoje kete vend, sipas teje ?.. Tani le te kthehemi te zbrazja e diteve te sotme? Cili do të ishte mekanizmi i ndaljes se hemorragjise dhe i mbylljes se plages se emigrimit? Vetëm nje! Punesimi, Ekonomia, prodhimi, biznesi i vogël dhe i mesem! Pasurite kombetare, nafta, kromi, bakri, etj u takojne dhe tu kthehen shqiptareve. Me te ardhurat nga to, te financohen spitalet, cerdhet, shkollat, asistenca, pensionet. Pra duhet nje kthese 180 grade, në modelin e zhvillimit ekonomik te vendit, i cili duhet të garantojë që “ujërat” e te ardhurave dhe të mirëqenies, te rrjedhin nga lartë – poshtë dhe jo si tani nga poshtë lartë.