Nisi mbrëmjen e djeshme në ekranin e TV Klan sezoni i tretë i emisionit shumë të ndjekur “Në kurthin e Piter Pan”. Sezoni i ri solli edhe vogëlushë të rinj që shumë shpejt do të bëhen shumë të famshëm për publikun.
Ata arritën të mësoheshin shpejt me kamerat dhe i drejtuan pyetje shumë interesante të ftuarve.
Vogëlushët do na i zbukurojnë ekranin çdo të hënë, për 15 javë rresht dhe “Xing.al” ju sjell më poshtë disa foto dhe informacione që ju të njiheni më mirë me ta.
Fladia Topi është 7 vjeç. Vogëlushja me sytë bojëqielli është modele dhe ka realizuar disa sete fotografike shumë të bukura.
Anri Beqari është vogëlushi të cilin Alketa e cilësoi si ëmbëlsirë. Nga videot e postuara në Instagram kuptuam që bukuroshit i pëlqen të këndojë e të kërcejë.
Skyla Fezollari është gjithashtu modele. Ajo ka marrë pjesë në sfilata mode dhe ka bërë disa sete fotografike ku shfaqet si princeshë.
Kristi Nano nuk njihet për herë të parë me skenën. Vogëlushi është një artist i lindur dhe ka marrë pjesë në festivalin e fëmijëve.
Emel Braçja është 5 vjeç. Bukuroshja e ëmbël ka qenë imazh i disa kompanive ndërsa tani do e shohim në rolin e gazetares në “Piter Pan”.
Nikolla Prendi është vogëlushi që i mahniti të gjithë duke recituar përmendesh 3000 vargje të Fishtës.
Vogëlushët e tjerë sapo i kanë hapur profilet e tyre në Instagram dhe na mbetet të presim edhe pak për të mësuar më shumë për ta.
Amaris Kapllani
Herla Hasa
Ariz
Mattia