Lajme

Nora Istrefi flet për herë të parë për ndarjen dhe tregon arsyen e vërtetë

Nora Istrefi ka zgjedhur të flasë për herë të parë për ndarjen nga Roberti, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur”. Këngëtarja kishte zgjedhur që gjatë këtyre muajve të qëndronte heshtur dhe nuk ka reaguar as kur Roberti e bëri ndarjen publike e as pas thashethemeve të shumta në media për arsyen e ndarjes së tyre.

“Ne edhe pse s’jemi bashkë, mbajmë një raport shumë të mirë për Reneen”, u shpreh Nora dhe pas kësaj Roberti u shfaq në ekran me një videomesazh.

“Nora dhe Renee ju gjithmonë do të jeni rruga e jetës sime. Ju dua fort!”, tha Roberti, mesazh të cilin Nora e komentoi: “Bravo Robert”.

E pyetur nga Arbana nëse e besdisin komentet në rrjete sociale për ndarjen e tyre, Nora u përgjigj: “Ndonjëherë më mërzisin sepse shumë gjëra nuk janë të sakta. Dihet që tek ne i ekzagjerojnë gjërat. Ne kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Ndarja nuk ka ardhur si pasojë e ndonjë problemi, por lidhja jonë gati 15-vjeçare u konsumua”, tha Nora duke treguar kështu edhe arysen e ndarjes./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top