Në Kirgistan të Azisë, është shumë e përhapur tradita e rrëmbimit të nuseve.
Madje, sipas kronikës së punuar nga NBC News, gjysma e martesave në këtë vend bëhet pasi të jetë rrëmbyer nusja.
Kjo traditë e lashtë, megjithëse është e ndaluar me ligj, autorët e e saj shumë pak ndiqen dhe dënohen.
“Provova të rezistoj, pasi më veshën me rroba dhe më detyruar të ri”, shpjegon Altanay, e cila është rrëmbyer si 18-vjeçare.
“Por, pasi më rrëmbyen, mendova se ky ishte fati im dhe vendosa të rri”.
Në këto rrëmbime, rol të madh luan edhe familja e burrit, të cilët e pranojnë dhe miratojnë një gjë të tillë.
Në rastin e Altanay, familjarët e rrëmbyesit kanë detyruar adoleshenten që t’i shkruaj letër familjes së vet, ku ka thënë se për një kohë të gjatë ka qenë në lidhje me të dhe ka vendosur të martohet.
Për fat të keq, burri e ka braktisur atë pas gjashtë muajsh dhe është lidhur me një tjetër, transmeton Telegrafi. Aktivistët janë duke punuar shumë në këtë drejtim, që t’i jepet fund rrëmbimit të nuseve.