Lajme

Nxënësit në Darzezë të Fierit bojkotojnë mësimin/ Kërkojnë kushte më të mira

Nxënësit në fshatin Darzezë të Fierit kanë bojkotuar mësimin prej dy ditësh.

Shkak për këtë gjë janë bërë kushtet jo të mira të transportit publik.

Në këtë shkollë janë rreth 100 nxënës të arsimit 9-vjeçar. Shkolla e tyre në fshat u mbyll në datën 2 dhjetor 2019 dhe më pas u vendos nga bashkia e Fierit që këta nxënës të shkojnë në shkollën e Topojës.

Ata thonë se autobusi që u është vënë në dispozicion nuk plotëson kushtet minimale.
Prindërit thonë se fëmijët e tyre do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin deri sa t’u plotësohen kushtet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top