Lajme

Pamje spektakolare, fotot e meteorit që ndriçoi qiellin e Anglisë po bëjnë xhiron e rrjetit

Foto mahnitëse vijnë nga fotografi anglez Chris Small, i cili me aparatin e tij ka kapur një moment tepër spektakolar.

Së fundmi ai ka fotografuar një meteor gjatë rënies së tij. Ai ka treguar se kurrë nuk ka parë një gjë të tillë edhe pse ka filmuar shumë fenomene të natyrës.

Fotografi u shpreh:
Unë shoh shumë meteorë sepse kaloj shumë kohë duke fotografuar qiellin e natës, por kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Ishte e pabesueshme, ndriçoi tërë bregdetin sikur të ishte ditë për disa sekonda”
Small tha gjithashtu se kjo fotografi e veçantë ishte edhe çështje fati. Fotot mahnitëse janë publikuarnë faqen “Ocean and Earth Photography”.

Agjensia Europiane e Hapësirës kujton se atmosfera e Tokës preket nga rreth 54 ton materiale jashtëtokësore çdo ditë, duke përfshirë pluhurin ndërplanetar, meteoridet dhe asteroidet.

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top