A pritej te ndodhte termeti shka tërrues në Turqi? Sipas sizmiologut grek Gerasimos Chouliaras po, madje ai e kishte paralajmeruar, se paku 12 ore paras e katastrofa te ndodhte.
Mëngjesin e së premtes në orën 8.20 me orën greke, rreth 12 orë para se lëkundjet të shka tërronin disa zona në lindje të Turqisë sizmiologu, kishte shkruar ne faqen e tij ne Facebook:
“Sipas metodës së Varotsos 2006, studiova statistikat e rrezikshmërisë sizmike aktuale, që tregojnë 86.7% rezik për lëkundje sizmike akoma më të fuqishme sesa tërmeti 5.6 rihter, të mërkurën në Izmir. Sepse ka një boshllëk sizmik nga viti 1970, kur kishim tërmetin e fundit 6.9 Rihter”.
Me pas, ai postoi edhe hartën me pikat e kuqe që sipas tij janë zonat e rrezikuara ku përfshiheshin edhe zonat e prekura nga tërmeti i së premtes.
Vetem pak kohe pas termetit, sizmologu reagoi po ne faqen e tij ne facebook me nje tjeter shenim: “Sinqerisht me vjen keq për vi ktimat e tërmetit. Edhe një herë do ta them atë që e them prej 30 vitesh që kam qenë në Gjeodinamikë. Ndërtesat po v rasin si në Shqipëri vitin e kaluar ashtu edhe në Turqi tani. Duket se varfëria po i sjell njerëzit në situata të mjerueshme që ata as nuk mund ta mbrojnë veten e tyre”.