Lajme

Parashikimi i motit, ja si pritet të jetë moti këtë javë

Për ditët e hënë dhe të martë moti do të vijoj të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare; ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta.

Sipas Sherbimit Meteorologjik, përgjatë ditës së mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin. Dita e enjte do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash. Në relievet malore reshje dëbore në lartësitë mbi 300 metër, por ato zbresin deri dhe në lartësitë kodrinore 500-600 metër.

Ditën e premte rikthehet moti i kthjellët në të gjithë vendin por temperaturat mendohen të zbresin ndjeshëm në vlerat minimale (vlera negative në një pjesë të madhe të vendit).

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top