Lajme

“Paratë nuk kanë qenë kurrë të rëndësishme për mua”, njihuni me 111-vjeçarin anglez, burrin më të vjetër në botë

Pak ditë më parë, në media u njoftua vde kja e burrit më të vjetër në botë.

Chitetsu Watanabe nga Japonia ndë rroi je të në moshën 112-vjeçare, pak ditë pasi kishte marrë certifikatën e Librit të Rekordeve Guinness me titullin si burri më i vjetër në botë në shtëpinë e të moshuarve.

Pas vd ekjes së Watanabe, një anglez është shpallur burri më i vjetër në botë.
Ai është Bob Weinghton nga Hampshire. Ish-mësuesi dhe ish-innxhinieri është konfirmuar si burri më i vjetër në planet.

111-vjeçari, i cili lindi në 29 mars të vitit 1909, pritet të futet në listën e rekordeve Guinness.

Pasi u konfirmua si burri më i moshuar në botë, z. Weington tha:
Në të vërtetë nuk mund të ndjehem i kënaqur, pasi kjo do të thotë se dikush tjetër ka vd ekur.
111-vjeçari, i cili ka punuar si inxhinier jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në Tajvan, Japoni dhe Kanada, jeton në një qendër për të moshuarit në lagjen Alton.

Ai u martua me gruan e tij Agnes në vitin 1937 dhe ka dy djem, një vajzë, dhe 10 nipër e mbesa.

Z.Weington tha për BBC:

Unë nuk kam bërë asgjë të veçantë për të merituar apo arritur këtë moshë. Unë jam vetëm një nga ato personat me fat.
Ai tha se paratë nuk kanë qenë kurrë të rëndësishme për të, duke shtuar:
Unë mendoj se të qeshësh është një nga gjërat më të rëndësishme në jetë. Shumica e telasheve dhe problemeve në botë janë shkaktuar nga njerëzit që e marrin veten shumë seriozisht.
Me shaka, ai tha se sekreti i jetëgjatësisë së tij ishte “të mos vd iste”.

Njeriu më i moshuar në botë është 117-vjeçarja japoneze, Kane Tanaka

Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

2 Comments

2 Comments

  1. Szpiegowskie Telefonu

    February 11, 2024 at 2:43 pm

    Jak odzyskać usunięte SMS – Y z telefonu komórkowego? Nie ma kosza na SMS – Y, więc jak przywrócić SMS – Y po ich usunięciu? https://www.mycellspy.com/pl/tutorials/how-to-retrieve-deleted-text-messages-from-partner-phone/

  2. Szpiegowskie Telefonu

    April 3, 2024 at 8:30 pm

    Keyloggery są obecnie najpopularniejszym sposobem oprogramowania śledzącego, służą do pobierania znaków wprowadzanych z klawiatury. W tym wyszukiwane hasła wprowadzone w wyszukiwarkach, wysłane wiadomości e – Mail i treść czatu itp. https://www.xtmove.com/pl/how-to-monitor-the-text-entered-by-the-keyboard-on-the-phone/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top